Gjykatë e Lartë mos e vono drejtësinë! Shpëto deltën e Vjosës nga aeroporti!
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Gjykata e Lartë vendosi që çështja e ndërtimit të aeroportit të kalojë për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. Por arsyetimi i këtij vendimi ende nuk është bërë publik, duke bllokuar vazhdimin e procesit gjyqësor. Ky është një precedent i rrezikshëm që mohon të drejtën e qytetarëve për drejtësi dhe për një proces të ndershëm gjyqësor. Ndërkohë, brenda një Zone të Mbrojtur derdhet beton çdo ditë.
Autoritetet premtojnë hapjen e plotë të aeroportit të Vlorës vitin që vjen, ndërsa gjykata ka shkelur afatet e arsyeshme për të trajtuar këtë çështje jetike për natyrën dhe për të ardhmen e vendit.
Bashkohu me ne në protestë! Te Gjykata e Lartë, më 7 Maj 2025, ora 11:00.