THIRRJE PËR KONSULENCË

THIRRJE PËR KONSULENCË

Titulli i pozicionit: Ekspert Ornitolog
Projekti: URBiodiversity – Monitorimi i Biodiversitetit Urban në Tiranë dhe Librazhd
Organizata: PPNEA – Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

PPNEA është organizata e parë mjedisore e krijuar në Shqipëri (1991). Fushat e veprimit të PPNEA-së përfshijnë ruajtjen dhe mbrojtjen e llojeve me rëndësi, të rralla dhe të rrezikuara, ruajtjen dhe mbrojtjen e zonave me vlera të larta të biodiversitetit, studimin e jetës së egër dhe habitateve, edukimin, ndërgjegjësimin dhe advokimin për çështjet e ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës, si dhe zhvillimin institucional të organizatave mjedisore të shoqërisë civile. Me një portofol projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare, PPNEA ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e llojeve të rrezikuara dhe nxitjen e pjesëmarrjes së publikut në mbrojtjen e mjedisit.

Projekti URBiodiversity synon të kontribuojë në ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të biodiversitetit urban në Tiranë dhe Librazhd, përmes ngritjes së një sistemi monitorimi me pjesëmarrje qytetare dhe forcimit të praktikave lokale të menaxhimit të natyrës në hapësirat urbane.

Në këtë kuadër, PPNEA fton ekspertë të kualifikuar të aplikojnë për pozicionin Ekspert Ornitolog, i cili do të zhvillojë dhe zbatojë një metodologji të specializuar për monitorimin e shpendëve në 3–5 zona të Tiranës.

Kohëzgjatja:

  • Kohëzgjatja e kontratës: 8 muaj
  • Ditë pune të parashikuara: 14 ditë pune përgjatë periudhës Janar–Gusht 2026

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Zhvillimi i metodologjisë së monitorimit
  • Hartimi i një metodologjie të specializuar për monitorimin e avifaunës urbane.
  • Përzgjedhja e indikatorëve të qartë dhe të matshëm për vlerësimin e popullatave të shpendëve.
  • Përcaktimi i metodave të thjeshta dhe të zbatueshme gjithashtu nga komuniteti lokal, në kuadër të përfshirjes përmes shkencës qytetare.
  1. Zbatimi i monitorimeve në terren:
  • Kryerja e monitorimeve të avifaunës në 3–5 zona të përcaktuara në Tiranë.
  • Regjistrimi sistematik i të dhënave duke përdorur metoda dhe protokolle standarde shkencore.
  • Përfshirja aktive e komunitetit në aktivitetet e vrojtimit dhe mbledhjes së të dhënave, për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe pjesëmarrjes qytetare.
  1. Përgatitja e raportit përfundimtar:

Hartimi i një raporti përmbledhës mbi rezultatet e monitorimeve, që të përfshijë:

  • përmbledhje të gjetjeve;
  • analizë të indikatorëve;
  • rekomandime për veprimet e mëtejshme në nivel vendor.

Outputet finale

  1. Metodologjia e monitorimit të avifaunës urbane
  2. Raporti përmbledhës i monitorimeve

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në shkenca mjedisore, biologji, ekologji ose fusha të përafërta.
  • Eksperiencë në monitorime ornitologjike.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe përvojë pune në ekipe ndërdisiplinore.

Perben avantazh nese keni eksperiencë me shkencën qytetare ose përfshirjen e komunitetit në monitorime të biodiversitetit.

Procesi i aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • Curriculum Vitae (CV), duke evidentuar qartë eksperiencat ornitologjike.
  • Letër motivimi,  ku të shprehet interesi dhe përvoja në raport me kërkesat e projektit.
  • Oferta financiare për shërbimin e kërkuar.

Kandidatët mund të kontaktojnë PPNEA për çdo pyetje ose paqartësi lidhur me thirrjen përpara afatit të fundit të aplikimit.

Afatet:

  • Afati i fundit i aplikimit: 5 Dhjetor 2025
  • Dokumentet duhet të dërgohen në: [email protected]
  • Subjekti i emailit: “Aplikim për Ekspert Ornitolog – URBiodiversity”

Kandidatët e përzgjedhur për intervistë  do të kontaktohen deri më 12 Dhjetor 2025.
Nëse nuk merrni një njoftim deri në këtë datë, ju lutemi të merrni në konsideratë që aplikimi juaj nuk ka kaluar në faza të tjera të vlerësimit.

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme