Konkursi i Fotografisë: “Kullotat Jetike në Rajonin Ndërkufitar Sharr- Korab – Koritnik – Mavrovë”

Konkursi i Fotografisë: “Kullotat Jetike në Rajonin Ndërkufitar Sharr- Korab – Koritnik – Mavrovë”

Konkursi i fotografisë organizohet në kuadër të projektit “Brezi i Gjelbër Evropian: “Kullotat Jetike në Rajonin Ndërkufitar Sharr/Korab-Koritnik/Mavrovë”, i financuar nga Aage V. Jensen Charity Foundation dhe Nando and Elsa Peretti Foundation, dhe zbatohet nga:

Kategoritë

Viti 2026 është Viti Ndërkombëtar i Kullotave dhe Blegtorëve! Konkursi pranon vetëm fotografi që pasqyrojnë habitate ose lloje të jetës së egër të fotografuara në kullotat (alpine) të rajonit Sharr-Korab-Koritnik-Mavrovë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fotografitë mund të përfshijnë:

  • Bimë të egra dhe kërpudha
  • Llojet e jetës së egër në kullota
  • Llojet endemike të zonës
  • Peizazhe
  • Praktika tradicionale të blegtorisë dhe mbi ndërveprimin e njeriut me natyrën.

Fotografët inkurajohen të dërgojnë fotografi nga të gjitha stinët e vitit.

Si të merrni pjesë?

  • Konkursi është i hapur për të gjithë, amatorë dhe profesionistë, pavarësisht moshes, gjinisë apo kombësisë.
  • Nuk ka tarifë pjesëmarrjeje.
  • Fotografitë mund të dërgohen te ekipi i projektit gjatë periudhës Prill – Shtator 2026.

Duke marrë pjesë, fotografi jep të drejtën organizatorëve të përdorin fotografitë falas për qëllime të tilla si:

  • Prodhimi i kalendarit 2027
  • Organizimi i një ekspozite trilaterale në të tre vendet, duke shfaqur fotografitë fituese
  • Përfshirja në publikimet e organizatorëve dhe faqet e tyre të internetit
  • Përdorimi për promovim të kalendarit, konkursit dhe ekspozitave
  • Publikimi pas përfundimit të konkursit në publikimet e EuroNatur, MES, PPNEA dhe CNVP, për të promovuar projektet e ruajtjes së natyrës

Fituesit do të prezantohen në ekspozita dhe do të marrin dhurata simbolike dhe kalendarin. Fotografitë e printuara nga ekspozitat do t’u dhurohen autorëve në fund të ekspozitave.

Si do të bëhet përzgjedhja?

  • Të gjitha fotografitë do të shqyrtohen anonimisht nga një juri e përbërë nga partnerët e projektit (MES, PPNEA, CNVP dhe EuroNatur).
  • Do të përzgjidhen 12 fotografi për çdo vend.

Njoftimi i Fituesve

  • Data: 1 Nëntor 2026
  • Kanalet e Komunikimit: Faqet e internetit të partnerëve, rrjetet sociale.
  • Kreditet: Fotot do të shoqërohen me emrat e autorëve

Rregullat

  • Rezolucioni minimal: 2600 × 2600 px
  • Formati: peizazh
  • Nuk duhet të jenë të realizuara vetëm në vitin 2026
  • Të jenë në ngjyra dhe në formatin JPG
  • Duhet të jepen vendndodhja, data dhe emri i autorit; emrat e specieve janë të mirëpritur, por jo të detyrueshëm
  • Fotot makro, peizazhe dhe nga droni janë të pranueshme
  • Post-procesim minimal i lejuar: tonalitet, kontrast, ndriçim, ngjyra, saturim, balancë e bardhë; pastrim minimal (pluhur lente, njolla) dhe prerje e lehtë. Fotografi të manipuluara nuk pranohen.
  • Respektimi i Kodit të Fotografit të Natyrës:
    • Nuk lejohet shqetësimi i kafshëve apo habitatit
    • Nuk lejohet manipulimi i kafshëve ose bimëve
  • Nuk pranohen fotografitë e kafshëve shtëpiake ose variteteve të bimëve të  kultivuara, përveç atyre të lidhura me blegtorinë
  • Nuk pranohen logot, firmat, kornizat apo elementët e shtuar
  • Maksimumi 5 fotografi për pjesëmarrës

E Drejta e Autorit

  • Pjesëmarrësi konfirmon se fotografia është krijim origjinal i tij/saj dhe se ai/ajo zotëron të gjitha të drejtat e autorit.
  • Pjesëmarrësi ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për personat ose imazhet e shfaqura.
  • Organizatorët nuk mbajnë përgjegjësi për shkelje të të drejtave të palëve të treta.
  • Autori ruan të drejtën e autorit dhe emri i tij/saj do të shfaqet kudo që të publikohet fotografia.

Mbrojtja e të Dhënave

   
Postime të ngjashme