Kampi i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Narta 2026

Kampi i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Narta 2026

Nga data 4 deri më 10 shtator, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë–Narta do të bashkojë vullnetarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, të cilët do të angazhohen së bashku me PPNEA në mbrojtjen dhe përmirësimin e habitateve të rëndësishme për folezimin dhe pushimin e shpendëve.

Kampi i Dytë i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë–Narta vjen si vazhdim i një nisme që ka sjellë bashkë njerëz të apasionuar pas natyrës, të gatshëm për të kontribuar në mënyrë konkrete në ruajtjen e një prej zonave të mbrojtura më të rëndësishme të Shqipërisë. Përmes punës në terren, vëzhgimit të biodiversitetit dhe shkëmbimit të njohurive, pjesëmarrësit do të jenë pjesë e përpjekjeve për të mbështetur ekosistemet unike të Vjosë–Nartës.

Kjo nismë vjen në një moment të rëndësishëm për Vjosë–Nartën, një zonë që gjatë këtij viti ka bashkuar mijëra njerëz përmes thirrjeve qytetare për të mbrojtur natyrën dhe vlerat e jashtëzakonshme të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë–Narta. Sot, ky angazhim vazhdon edhe përmes veprimeve konkrete në terren, ku çdo kontribut ndihmon në ruajtjen e këtij ekosistemi unik.

Plotësoni formularin e aplikimit më poshtë dhe bëhuni pjesë e një eksperience të veçantë që bashkon natyrën, shkencën e ruajtjes dhe njerëzit që duan ta mbrojnë atë.

Aplikoni tani dhe bashkohuni me ne për të mbrojtur Vjosë–Nartën!

Kampi i Ruajtjes së Natyrës në Vjosë-Nartë 2026

1. Emri dhe mbiemri(Required)
(Shënim: Email-i është mënyra jonë kryesore e kontaktit me ju. Ju lutemi sigurohuni që ta keni shkruar saktë!)
5. Jeni vullnetar/e pranë PPNEA?(Required)
(Mund të bëheni anëtar/e duke plotësuar formularin tonë online këtu)
6. Keni marrë pjesë më parë në ndonjë kamp për ruajtjen e natyrës?(Required)
7. Keni marrë pjesë në ndonjë aktivitet tjetër të organizuar nga PPNEA?(Required)
8. Keni përfunduar ose jeni aktualisht në studime në fushën e shkencave natyrore?(Required)
11. Si e morët vesh për kampin?(Required)

12. A posedoni çadër kampingu dhe/ose çantë gjumi?(Required)
13. Pjesëmarrësit do të pajisen me një bluzë edicion special me dizajnin e këtij viti. Ju lutemi specifikoni përmasën tuaj:(Required)

Postime të ngjashme