Webinar: “20 vjet Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit”
Dy dekada kërkim shkencor, bashkëpunim ndërkufitar dhe shpresë për macen më të rrallë të Evropë
Hyrje
Njëzet vjet më parë, Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) u krijua si përgjigje ndaj gjendjes kritike të ruajtjes së rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), një prej maceve më të egra dhe të rralla të Evropës. Që prej vitit 2006, organizata të ruajtjes së natyrës, shkencëtarë dhe partnerë lokalë nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë kanë bashkëpunuar për të siguruar të ardhmen e kësaj popullate unike të rrëqebullit.
Për të shënuar 20-vjetorin e programit, EuroNatur ju fton përzemërsisht në një webinar të veçantë më 19 tetor 2026, në orën 18:30 CET. Bashkohuni me ne dhe me disa prej partnerëve tanë për të hedhur një vështrim mbi dy dekada përpjekjesh për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit, për të kremtuar arritjet kryesore dhe për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që na presin në rrugën drejt rimëkëmbjes së rrëqebullit të Ballkanit.
Çfarë do të mësoni?
Gjatë webinarit, ekspertë të përfshirë në Programin për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit do të ndajnë njohuri dhe përvoja mbi:
- Zanafillën e programit dhe bashkëpunimin ndërkufitar që ka mundësuar suksesin e tij.
- Mënyrën se si monitorimi shkencor, kamerat kurth dhe gjurmimi me GPS kanë përmirësuar njohuritë tona për rrëqebullin e Ballkanit dhe habitatin e tij.
- Arritjet kryesore në ruajtjen e natyrës, përfshirë krijimin dhe forcimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
- Rolin e ndërgjegjësimit, edukimit dhe komunikimit në rritjen e mbështetjes së publikut për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit dhe habitateve të tij.
- Rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale, gjuetarët, rojatrët e pyjeve dhe autoritetet publike për të nxitur bashkëjetesën dhe ruajtjen e natyrës.
- Sfidat aktuale me të cilat përballet popullata e rrëqebullit të Ballkanit, përfshirë diversitetin e ulët gjenetik dhe perspektivën afatgjatë të rimëkëmbjes së tij.
- Prioritetet e ardhshme të ruajtjes, përfshirë zbatimin e një Strategjie Rajonale të Ruajtjes dhe vlerësimin e masave shtesë të ruajtjes.
Pse ka rëndësi?
Rrëqebulli i Ballkanit mbetet një ndër popullatat më të rrezikuara të gjitarëve në Evropë. Edhe pse gjatë njëzet viteve të fundit është bërë përparim i rëndësishëm, ai vazhdon të përballet me kërcënime të konsiderueshme. Ky seminar ofron një mundësi të veçantë për të dëgjuar drejtpërdrejt nga ata që janë në vijën e parë të përpjekjeve për ruajtjen e tij dhe për të mësuar se si bashkëpunimi ndërkombëtar mund të ndihmojë në mbrojtjen e biodiversitetit në një prej rajoneve me rëndësinë më të madhe ekologjike në Evropë.
Detajet e aktivitetit:
Webinari: 20 vjet të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit
Data: 19 tetor 2026
Ora: 18:30 CET
Organizatori: EuroNatur
Formati: Webinar online përmes Microsoft Teams
Bëhuni pjesë e këtij aktiviteti të veçantë përvjetori dhe zbuloni se si dy dekada pune të përkushtuar për ruajtjen e natyrës kanë ndihmuar t’i japin rrëqebullit të Ballkanit një mundësi për mbijetesë. Webinari do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe do të regjistrohet. Gjatë aktivitetit, do të keni mundësi t’i parashtroni pyetjet tuaja me shkrim.
Ju mirëpresim online.



