Jepini një përshëndetje të ngrohtë Ariut të Murrmë në këtë fotografi të kapur në zonën e mbrojtur e Bizë-Martanesh në Shqipëri.
Ariu i murrmë (Ursus arctos) gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve. Ai hyn tek grupi i llojeve të kërcënuar, i klasifikuar si Vulnerabël në Listën e Kuqe të Shqipërisë dhe mbrohet me ligj.
Të dhënat e publikuara janë mbledhur gjatë periudhës Pranverë – Vjeshtë 2022, në zonën e mbrojtur të Bizë-Martanesh, në kuadër të studimeve kërkimore për ENETWILD, të cilët kishin si qëllim mbledhjen e të dhënave për popullatën e derrit të egër. Nga seanca e monitorimit me kamera kurth është siguruar prania e kaprollit, ariut të murrmë etj.
Pothuajse prej një viti, PPNEA po zbaton gjithashtu projektin “Tripoint Brown Bear (TBB)”, në bashkëpunim me partnerët: Euronatur, Shoqata Ekologjike Maqedonase & Callisto.
Ky projekt ka për qëllim sigurimin e ruajtjes së ariut të murrmë në zonën ndërkufitare midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Fondazione Capellino





