Keni dëshirë të mësoni më tepër rreth shpendëve dimërues në vendin tonë?
Atëherë, kjo është një mundësi e përkryer për ju!
Bëhuni pjesë e kursit Bird ON të organizuar nga PPNEA dhe Shpendët e Shqipërisë prej datës 1 nëntor 2020 deri në 1 mars 2021.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë më tepër rreth teorisë dhe njohurive praktike që nevojiten për identifikimin e llojeve të ndryshëm të shpendëve, të përqendruar tek llojet dimërues, si dhe do të punojnë krahë profesionistëve të fushës, të cilët do të ofrojnë asistencën e tyre në çdo moment. Pjesa më e madhe e kursit do të përbëhet nga ekspedita në terren, në fundjavën e 2-të dhe të 4-t të çdo muaji, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë ligatinat më kryesore të vendit dhe të marrin pjesë në aktivitete konkrete monitoruese.
Thirrja është e hapur deri më 15 tetor 2020, ora 17:00.
Për çdo paqartësi, na kontaktoni në adresën [email protected]
[vfb id=9]