FLUTURIM PËR MBIJETESË: KALI I QYQES

FLUTURIM PËR MBIJETESË: KALI I QYQES
Fluturimi për mbijetesë ka filluar tashmë për kalin e qyqes (Neophron percnopterus), i cili nga vendet e Ballkanit, ku kalon stinën e pranverës e të verës, do të shtegtojë drejt vendeve të dimërimit, në Afrikën Qendrore.
 
Të vegjlit e këtij lloji të jashtëzakoshëm janë duke përshkuar fluturimin e tyre të parë, i cili, si të mos mjaftonte brishtësia e tyre, është i mbushur me rreziqe nga më të ndryshmet, duke përfshirë helmimin, elektroshokun, përplasjen me infrastrukturat elektrike, etj.
 
Megjithëse ne shpresojmë për më të mirën, shanset që të gjithë të vegjlit t’i mbijetojnë kësaj odiseje janë të ulëta, pavarësisht përpjekjeve maksimale të studiesve dhe profesionistëve që po punojnë së bashku në 14 shtete përgjatë rrugës së shtegtimit, pjesë e të cilëve është dhe Shqipëria.
 
Ne të gjithë shpresojmë që kali i qyqes të rikthehet përsëri në atdheun e tij, në territoret e tij ku ka ndërtuar folenë vit pas viti, prandaj me ankth e gëzim e presim pranverën që të vijë, deri sa ta shikojmë përsëri në qiell.
 
©BSPB
 
©Birdlife Europe & Central Asia
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *