Edukimi në natyrë me fëmijët e Parkut Natyror Korab-Koritnik

Edukimi në natyrë me fëmijët e Parkut Natyror Korab-Koritnik
Programi i edukimit të projektit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit” #PA4NP, pas një implementimi te suksesshëm në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, u zhvendos në Parkun Natyror Korab-Koritnik.
 
Fillimisht, ekipi ynë i edukimit trajnoi në teori stafin e AdZM Dibër dhe Kukës, dy institucionet përgjegjëse për menaxhimin e vlerave natyrore të këtij parku të shtrirë midis dy qarqeve.
 
Këto trajnime u pasuan nga sesioni praktik me dy ekspedita në terren, ku fëmijët e Shkollës së Mesme të Bashkuar Sllovë patën mundësi të vizitojnë fshatin Shishtavec dhe liqenin e Novosejës, ndërsa ata të Shkollës së Mesme të Bashkuar Shishtavec vizituan Radomirën dhe liqenin e zi. Një formë e tillë shkëmbimi u realizua në mënyrë që fëmijët të kuptonin shtrirjen e gjerë gjeografike të këtij parku, i cili mbart një shumëllojshmëri vlerash të biodiversitetit.
 
Gjatë të dy ekspeditave, përtej eksplorimit të natyrës, fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë u angazhuan në një mori lojërash edukative, të cilat kanë për qëllim forcimin e lidhjes midis fëmijëve dhe natyrës, si dhe marrjen e njohurive nëpërmjet argëtimit.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
Postime të ngjashme