FESTIMI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË RRËQEBULLIT

FESTIMI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË RRËQEBULLIT
Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është një ndër macet më të rralla në botë, me një popullatë me më pak se 50 individë, të gjendur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në vendin tonë numërohen më pak se 10 individë, të shpërndarë në të gjithë vendin. Ky lloj është simbol i zonave malore, veçanërisht në Parkun Natyror Munellë, një zonë e shpallur së fundmi si zonë e mbrojtur, në Parkun Kombëtar të Alpeve, Parkun Kombëtar të Prespës dhe në rajonin Polis-Gur i zi -Valamarë.
Rrëqebulli i Ballkanit është provë e biodiversitetit të lartë të vendit tonë me një potencial të madh për zhvillimim e qëndrueshëm dhe të ekoturizmit. Megjithatë, ky lloj është i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje si pasoje e disa kërcenimeve, si shkatërrimi i habitatit, gjuetia e paligjshme dhe numri i pakët i individeve.
Që prej vitit 2006, PPNEA bashkë me partneret rajonal nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ERA dhe MES, si dhe me partnerë ndërkombëtarë si Euronatur dhe Kora janë dedikuar në ruatjen e këtij lloji. Në eksperiencën e saj 15 vjeçare, PPNEA ka zbatuar një sër aktivitetesh, që nga monitorimi me kamerat kurth dhe metoda të tjera inovative, si dhe duke zhvilluar aktivitete edukuese në natyrë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, deri tek lobimi dhe advokimi.
Bashkohuni me ne për të degjuar historitë tona dhe për të festuar sëbashku ditën ndërkombëtare të rrëqebullit 2023!
Postime të ngjashme