Fluturim për mbijetesë: Turtulli

Fluturim për mbijetesë: Turtulli
Nga simbol i dashurisë në shënjestër për brakonierët
 
Në shumë kultura evropiane, që prej periudhës së rilindjes, turtulli (Streptopelia turtur) ka qenë i veshur me simbolikë. Lidhja e ngushtë midis çifteve të këtij lloji ka frymëzuar prej shekujsh piktorë e shkrimtarë, të cilët kanë parë në këtë shpend ndjenjën më përfaqësuese të njerëzimit, dashurinë. Në pikturat e Botticelli-t apo veprat e Shakespeare-it, ky shpend shfaqet për të treguar më të mirën tonë.
 
Për fat të keq, me kalimin e viteve, turtulli ka rënë preh e gjuetisë së paligjshme, e cila ka thyer qëndrueshmërinë e popullatës së tij. Akoma më tej, humbja e habitatit prej bujqësisë intensive ka sjellë rënien e numrave të këtij lloji me 30 – 49% në disa shtete evropiane, ndërsa në disa të tjera shifrat tregojnë për një rënie prej 90%.
 
Ndërkohë që ky shpend i mrekullueshëm tashmë po shtegton drejt Afrikës, ne shpresojmë që ai do të ketë një fluturim të qetë, pavarësisht se kjo është gati e pamundur. Fluturimi për mbijetesë filloi për turtullin, po ne a jemi gati ta lejojmë që ta përfundojë i pashqetësuar?
 
© Biljana Ječmenica
 
© Birdlife Europe & Central Asia
 
© Birdlife Europe & Central Asia
Postime të ngjashme