PËRCAKTIMI I SITE-VE NATURA 2000 NË EKOSISTEMIN VJOSË-NARTË-PISHË PORO

PËRCAKTIMI I SITE-VE NATURA 2000 NË EKOSISTEMIN VJOSË-NARTË-PISHË PORO
Në kuadër të përcaktimit të vendndodhjeve (site) potenciale për të qenë pjesë e rrjetit Natura 2000 brenda ekosistemit Vjosë-Nartë-Pishë Poro, PPNEA sëbashku me përfaqësues të Adzm Vlorë organizuan një monitorim për mbledhjen e të dhënave mbi praninë e lundërzës apo të çakallit, të cilët janë të përfshirë në Direktivën Evropiane të Habitateve.
 
Vrojtimi u përqëndrua në pjesën jugore të zonës së mbrojtur, e cila përfshin lagunën e Nartës dhe zonën e Akërnisë. Nëpërmjet kësaj ekspedite, grupi kërkimor arriti të gjenerojë fakte mbi prezencën e lundërzës si gjurmë, jashtëqitje, apo mbetje ushqimore. Akoma më tej, u arrit që të identifikoheshin edhe gjurmë të çakallit. Nga bisedat me banorët lokal ekipi ynë mblodhi të dhëna mbi prezencën e ujkut në zonë, e cila u vërtetua edhe nëpërmjet gjetjes së një individi të aksidentuar, çfarë përbën një gjetje të pazakontë duke marrë në konsideratë ekologjinë e këtij lloji.
 
Ky aktivitet u financua nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni EuroNatur.
 
© PPNEA, Ujku i aksidentuar pranë hidrovorit në Nartë.
 
© PPNEA, Gjurmët e çakallit.
 
© PPNEA, Gjurmët e lundërzës.
Postime të ngjashme