Fluturoni me kalin e qyqes

Fluturoni me kalin e qyqes
Edicioni më i ri i revistës së Albawings i ka kushtuar një artikull kalit të qyqes (Neophron percnopterus), shkabës së fundit folezuese në Shqipëri.
Në këtë artikull tregohen peripecitë e fluturimit për mbijetesë që kjo shkabë ndërmerr për të udhëtuar nga vendet e dimërimit drejt atyre të folezimit dhe anasjelltas.
Gjithashtu, artikulli tregon mbi punën e PPNEA dhë organizatave partnere në Shqipëri e më gjerë për ruajtjen e popullatës së kësaj shkabe të rrezikuar, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm për mjedisin, duke e pastruar atë nga mbetjet e kafshëve të ngordhura.

Bashkëpunimi me Albawings u realizua në kuadër të nismës “Fluturoni me kalin e qyqes”, që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë mbi kercenimet ndaj popullatës së kalit të qyqes, e cila numëron vetëm 6 ҫifte në vendin tonë sipas monitorimit të vitit 2022.

Ju ftojmë ta lexoni këtë revistë gjatë udhëtimeve tuaja me Albawings. Gjithashtu, revistën do ta gjeni së shpejti onlinë në website-in e #PPNEA dhe #Albawings.  
Postime të ngjashme