Vitin e kaluar, e njëjta fole u bë shtëpia e 4 vezëve të çelura nga të cilat dy prej të vegjëlve arritën të niseshin për fluturimin e parë për mbijetesë, ndërkohë dy të tjerët pak kohë pas lënies së folesë nuk u vrojtuan më të ktheheshin tek ajo. Ne besojmë se shkak për këtë mund të kenë qenë dy kërcënimet kryesore që shumë lloje shtegtarë hasin përgjatë udhëtimit dhe sezonit të riprodhimit, si përplasja dhe elektroshoku nga infrastrukturat e energjisë apo vrasja e paligjshme.
Duke shpresuar se në të gjitha foletë do të kemi sukses në numrin e vezëve të çelura, së bashku me partnerët tanë do të kujdesemi që të gjithë individët e 4 çifteve tona në Shqipëri të nisin shtegtimin e tyre për në Afrikë!
Ju urojmë të gjithëve gëzuar ditën botërore të shpendëve shtegtarë me këto foto të disa prej lejlekëve të Shqipërisë!
