Gëzuar Ditën e Pelikanit

Gëzuar Ditën e Pelikanit
Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është një nga komplekset ligatinore më të pasura e më të rëndësishme të vendit si dhe shtëpi e pelikanit kaçurrel (Pelecanus crispus), një lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje në Shqipëri. Në kuader të masave për rimëkëmbjen e popullatës së pelikanit kacurrel në këtë park, PPNEA bashkë me NOE Conservation dhe administratën e parkut në vitin 2017 propozuan vendosjen e një datë simbolike për pelikanin, me qëllim rritjen e ndërgjegjesimit të këtij lloji me rëndësi në nivel botëror. Falë punës sonë, organizatave partnerëve, grupeve të tjera të interest, banorët vendas, rojtarëve të pelikanit dhe nën kujdesin e vecante të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier popullata e pelikanit kacurrel po rimëkëmbet.
Postime të ngjashme