Integrimi i shërbimeve të ekosistemit në planet e zhvillimit të zonave të mbrojtura

Integrimi i shërbimeve të ekosistemit në planet e zhvillimit të zonave të mbrojtura
Shërbimet e ekosistemit mund të jenë direkte ose indirekte. Ekosistemet ofrojnë ushqim, ujë të pijshëm e shumë produkte të tjera pa të cilat jeta jonë në këtë planet nuk do të ishte e mundur. Ato ofrojnë edhe shërbime të cilat shpeshherë nuk i vemë re, por që janë jetike, si pastrimi i ajrit, sekuestrimi i karbonit, si dhe mundësi për rekreacion apo turizëm natyror, të cilat japin një kontribut shpirtëror dhe ekonomik të dukshëm për mirëqenien e njerëzve.
 
Integrimi i shërbimeve të ekosistemit në planet e zhvillimit të zonave të mbrojtura është një hap i rëndësishëm për tu ndërmarrë, nga i cili mund të përfitojë si natyra ashtu edhe komunitetet lokale pranë zonave me larmishmëri biologjike. Këtë panoramë PPNEA e solli pranë profesionistëve të zonave të mbrojtura nëpërmjet një trajnimi 3-ditor i cili bashkoi ekspertë, politikbërës dhe profesionistë të fushave natyrore nga Shqipëria e Kosova. Ndiqni më poshtë regjistrimet e të tre leksioneve, të publikuara në platformën YouTube.
 
Trajnimi 3-ditor me temë “Shërbimet e Ekosistemit – përcaktimi, vlerësimi dhe integrimi në planet e zhvillimit të zonave të mbrojtura” u mbështet nga GIZ ORF BDU.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *