Narta e flamingove dhe karnavaleve

Narta e flamingove dhe karnavaleve
Tradita e hershme e festimit të karnavaleve në Nartë është një nga ato vlera kulturore që nuk mund të lihet në harresë. Në këtë maratonë feste tre-ditore, banorët e zonës veshin kostumet shumëngjyrëshe të punuar në mënyrë artizanale dhe shëtisin duke kënduar e brohoritur.
 
Për ta sjellë këtë festë në vëmendjen e një publiku më të gjerë, PPNEA organizoi pranë qendrës historike të qytetit të Vlorës eventin lançues të karnavaleve të Nartës, ku morën pjesë banorë të zonës, nxënës të shkollave 9-vjeçare, vullnetarë të PPNEA, përfaqësues të shoqatës “Narta”, Bashkisë Vlorë, AdZM Vlorë, etj.
 
Nëpërmjet një sërë aktivitetesh si pikturimi i fytyrave, vallëzimeve dhe lojës edukative “Odiseja e Kalit të Qyqes”, ky event u ndoq me kënaqësi nga fëmijë e të rritur të qytetit të Vlorës, të cilët u njohën me këtë traditë të hershme dhe u ftuan që t’i bashkoheshin në tre ditët në vijim festimit të karnavaleve në fshatin Nartë.
 
Në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, PPNEA synon të promovojë festat lokale në zona me vlera të larta të biodiversitetit, duke mbështetur në mënyrë aktive iniciativat e komuniteteve të zonës.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
 
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *