KAMPI I UNAZIMIT I ORGANIZUAR NGA PPNEA

KAMPI I UNAZIMIT I ORGANIZUAR NGA PPNEA
Shqipëria ofron dhjetra vende të përshtatshme ku shpendët shtegtarë mund të ndalojnë për të rikuperuar energjitë. Një prej këtyre ekosistemeve është edhe ai i liqeneve të Prespës. Megjithatë, pak dihet për llojet shtegtare që hasen aty, apo për rrugët e shtegtimit që ato ndjekin.
 
Për të tejkaluar këtë hendek, ekipi ynë organizoi kampin e unazimit në liqenet e Prespës. Procesi i unazimit na ofron të dhëna me rëndësi, si identifikimi i llojeve të pranishëm, regjistrimi i karakteristikave morfologjike të tyre, si dhe pajisja me një unazë metalike të koduar e cila shërben për të shkëmbyer informacion midis studiuesve.
 
Gjatë një harku kohor prej 7 ditësh, ekipi ynë, i përbërë nga anëtarë të PPNEA, Birds of Albania, ADZM Korçë, të udhëhequr nga eksperienca e gjatë e Qendrës Shqiptare për Unazimin e Shpendëve, arriti të unazojë një numër të konsiderueshëm llojesh, duke përfshirë mizakapësin qafëbardhë, bishtkuqi i mureve, fishkëllyesi i vogël, bishtbardha e gurit, bilbilthi gushëkuq, trishtili i madh i murrmë, bishtatundësi i verdhë e shumë të tjerë.
 
Pjesëmarrës në kampin tonë ishin edhe shpendkundruesit e vegjël të Shkollës 9-vjeçare Goricë, si dhe dashamirës së natyrës, të cilët e ndoqën nga afër të gjithë procesin. Të tilla metoda të mësuari duke u argëtuar janë tepër efikase si për procesin e mësimnxënies, ashtu edhe për rritjen e përkatësisë së fëmijëve me natyrën.
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
Postime të ngjashme