Konventa e llojeve shtegtare (CMS) kërkon ndalimin e ndërtimit dhe operimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës deri në kryerjen e studimeve të nevojshme.
Në një letër zyrtare për qeverinë Shqiptare, Komiteti i Përhershëm i Konventës ka kërkuar kryerjen e studimeve të thelluara për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, madje edhe rikthimin e habitatit në gjendjen e mëparshme bazuar në rezultatin e studimeve.
Letra e përbashkët është dërguar pas diskutimit të çeshtjes mes Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare në mbledhjen e Komitetit të Përhershëm në Brazil.
Kjo kërkesë vjen edhe pse prej kohësh autoritetet vendase kanë tentuar ta prezantojnë aeroportin si një fakt të kryer duke gënjyer mbi ecurinë e tij.
Qeveria shqiptare ende nuk ka marr asnjë hap për të përmbushur kërkesat për studimet e nevojshme, të cilat janë të domosdoshme për mbrojtjen e natyrës por edhe për sigurinë e pasagjerëve.
Pavarësisht qëndrimeve të forta ndër vite në takimet e konventave, përfaqësuesit e BE dhe vendeve anëtare në Shqipëri nuk janë shprehur mbi ndërtimin e paligjshem të aeroportit të Vlorës brenda zonës së mbrojtur.
Lexo letrën e plotë këtu: https://ppnea.org/convention-on-the-conservation-of-migratory-species-of-wild-animals/?lang=en
Fotografia: Peter Sackl



