Nderlidhja e Korridoreve Ekologjike

Nderlidhja e Korridoreve Ekologjike

Po ndajmë me ju nëpërmjet kësaj videoje në fshatin Vevchan, rezultatet e takimit për përmirësimin e bashkëpunimit për “Ndërlidhjen e Korridoreve Ekologjike përgjatë Brezit të Gjelbër të Ballkanit”.

Parku kombëtar Shebenik-Jabllanicë është një ekosistem ndërkufitar i rëndësishëm për Brezin e Gjelbër të Ballkanit. Përfaqësues të @ppnea, @euronatur dhe @macedonian.ecological.society, u mblodhën për të shqyrtuar punën e realizuar deri më tani dhe për të planifikuar aktivitetet e ardhshme për vitin 2023.

👥Qëllimi kryesor i takimit ishte vlerësimi i progresit të bërë në zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër, lidhjes së korridoreve ekologjike dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Përfaqësuesit e organizatave kryen një vizitë në zonën pilot pranë fshatit Vevchan, për zhvillimin e infrastrukturës së gjelber, lidhjen e korridoreve ekologjike dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

🤝Takimi ndërmjet përfaqësuesve forcoi bashkëpunimin dhe nxiti dëshirën për implementimin e mëtejshëm të projektit.

Postime të ngjashme