Një fotografi në vend të një lloji të balsamosur

Një fotografi në vend të një lloji të balsamosur
Gjithnjë e më tepër biznese po bashkohen në fushatën tonë të ndërgjegjësimit “Një fotografi në vend të një lloji të balsamosur”. Këtë herë, u kthyem përsëri në pikën e nisjes, në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë – Nartë.
 
Nga monitorimet e bëra prej ekipit të PPNEA dhe AdZM Vlorë, u identifikua një restorant që zotëronte një numër të konsiderueshëm llojesh të balsamosur, si Pelikani kaçurrel (Pelecanus crispus), flamingo (Phoenicopterus roseus), huta (Buteo buteo), kukuvajka mjekroshe (Tyto alba), gjeraqina e shkurtës (Accipiter nisus), nuselala (Mustela nivalis), etj. Personi përgjegjës për restorantin e pranoi me kënaqësi ofertën e zëvendësimit të objekteve të balsamosura me fotografi të shpendëve simbol të Vjosë – Nartës.
 
Ky rast duhet të shëbejë si shembull për shumë e shumë sipërmarrje të tjera. Ekipi ynë falenderon përzemërsisht restorantin Taverna e Miqesise për dhënien e një mesazhi pozitiv mbi ruajtjen e jetës së egër në Shqipëri.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
Postime të ngjashme