Më 13 tetor 2019 më shumë se 120 aktivistë dhe dashamirës natyrës e të jetës së egër na u bashkuan për të vrapuar tek Maratona e Tiranës 2019 për kalin e qyqes, një lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje si dhe shkaba e vetme folezuese në vend. Ekipi “Kali I Qyqes –Egyptian Vulture”, i përbërë nga PPNEA dhe AOS, ishte ndër ekipet më të mëdha që morën pjesë në maratonë këtë vit. Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë aktivitet ishte sensibilizimi dhe rritja e ndërgjëgjësimit për këtë lloj të rrezikuar dhe masat që duhet të marrim për rikuperimin e popullatës së kalit të qyqes. Popullata e kalit të qyqes në Ballkan ka rënë më shumë se 80% dhe numurohen jo më shumë se 70 çifte të mbetura.
#EgyptianVultureNewLife
#PPNEA
#AOS
#BSPB
#HOS
#VCF
#BashkiaTirane
#MaratonaeTiranes2019
#runforvultures
#EV_New_LIFE #WMBD2019 #FlightForSurvival