![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2019/10/72051578_2533215030058490_6146919634546196480_n-1-300x225.jpg)
Këtë vit PPNEA zgjodhi krahinën e Kurveleshit për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për ruajtjen e Shkabave. Bashkë me mësues të shkollave fillore Progonat dhe Nivicë dhe përfaqësues të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Gjirokastër organizuan “Festivalin e Kalit të Qyqes”. Specialistët e PPNEA-së një javë më parë mbajtën një prezantim mbi ekologjinë dhe kërcënimet kryesore që kanë shkaktuar renien e popullatës së kalit të qyqes e më pas u zhvillua konkursi i pikturës me temë “Kali i qyqes, shkaba e fundit folezuese në vend”. Më 2 tetor nxënësit prezantuan punimet e tyre dhe morën pjesën në aktivitetet interaktive jashtë në natyrë si dhe praktikuan kundrimin e shpendëve.
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2019/10/72051578_2533215030058490_6146919634546196480_n-1-300x225.jpg)