Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) po zbaton projektin “Tripoint Brown Bear (TBB)” për ruajtjen e ariut të murrmë dhe habitateve të tij.
Qëllimi i projektit është të sigurojë ruajtjen e ariut të murrmë në zonën ndërkufitare midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë si pjesë e popullatës Pindo-Dinarike. TBB synon të mbledhë njohuri për habitatet e ariut të murrmë, cilësinë e këtyre habitateve dhe faktorët e fragmentimit aktual dhe të së ardhmes.
Objektivat e përgjithshme të projektit janë:
- Sigurimi i mbështetjes së nevojshme për menaxhimin ndërkufitar të ariut të murrmë nga autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara;
- Identifikimi i pikave të nxehta të fragmentimit të habitateve dhe zhvillimi i rekomandime për zbutjen e tyre (krijimi i zonave të mbrojtura, biokorridoreve dhe strukturave të kalimit);
- Krijimi i strukturave për sigurimin e bashkëjetesës ndërmjet arinjve dhe njerëzve, përkatësisht ekipet e monitorimit të popullatës dhe ekipet e emergjencës për ariun.
Projekti zbatohet në bashkepunim me partnerët: Euronatur, Macedonian Ecological Society & Callisto.
Në Shqipëri, projekti po zbatohet në zonën juglindore, duke përfshirë: Shebenik-Jabllanicë, Polis-Gur i Zi-Valamarë, Prespë, Moravë, Gramoz, Hotovë, Tomorr dhe Ostrovicë. Gjithashtu, fokusi është vënë edhe në zonat e reja ku është evidentuar ariu i murrmë në dekadën e fundit, në perëndim të lumit Vjosa, duke përfshirë Dhëmbel-Nemërçkë, Lunxheri-Bureto, Sotirën, Lucën dhe Kurveleshin.
Kohëzgjatja:
Prill 2022 – Shtator 2023
Financimi:
Fondazione Capellino & fonde të secilës organizatë partnere
Shteti:
Shqipëri
Person kontakti: