Pyetsori i Dimensionit Human

Pyetsori i Dimensionit Human

Pyetësori i Dimensionit Human – Një pasqyrë e re në këndvështrimin e konservimit

Zbatimi i pyetësorëve të Dimensionit Human për ruajtjen dhe menaxhimin e mishngrënësve të mëdhenj në Shqipëri, tashmë ka nisur! Ekipi ynë ka arritur të plotësojë dhjetëra pyetësorë në rajonin verior dhe ne kemi synimin për ta çuar studimin në zona të tjera të bukura malore që ofron vendi ynë.

Ky hulumtim vendimtar po kryhet nga ekspertët tanë në PPNEA, së bashku me vullnetarë të përkushtuar. Rezultatet do të luajnë një rol jetik në avancimin e të kuptuarit tonë për këto specie, veçanërisht rrëqebullin e Ballkanit, duke na dhënë gjithashtu një pasqyrë për masat e ardhshme për rikuperimin e popullsisë dhe menaxhimin efektiv të tyre.

Vlen të përmendet se një studim i ngjashëm në të kaluarën na ndihmoi të identifikonim zona specifike për monitorim duke përdorur kamerat kurth, nëpërmjet të cilave u arritën fotografitë e para të rrëqebullit ikonë të Ballkanit, pikërisht këtu në Shqipëri!

Pas rreth 15 vjetësh, ky hulmutim novator po përsëritet.

Postime të ngjashme