REGJISTRIMI I FUNDIT I KALIT TË QYQES SI FOLEZUES NË SHQIPËRINË QENDRORE

REGJISTRIMI I FUNDIT I KALIT TË QYQES SI FOLEZUES NË SHQIPËRINË QENDRORE
Në këto foto të shkrepura fiks 12 vjet më parë në datë 2 maj 2007 nga stafi i PPNEA-së në zonën e Gurit të Bardhë në Mat shihet ekzempari i fundit i kalit të qyqes i dokumentuar si folezues në Shqipërinë qendrore ose përtej zonës prej rreth 1500 km katror e shtritë gjatë dhe në jug të rrjedhës së Vjosës, ku edhe folezojnë më pak se 10 çiftet e fundit të këtij lloji në vendin tonë. Këto fotografi janë dëshmi e gjallë e tkurrjes kritike që ka pësuar hapësira e folezimit dhe popullata e këtij lloji në vendin tone, vetëm në pak vite. Le të shërbejnë këto fototografi për të rritur ndërgjegjësimin e gjithsecilit për rëndësinë e ruajtjes së llojeve dhe natyrës në Shqipëri.
Postime të ngjashme