Rregullat e Konkursit të Mësuesve “Si duhet t’i mbrojmë foletë e shpendëve?”

Rregullat e Konkursit të Mësuesve “Si duhet t’i mbrojmë foletë e shpendëve?”
 
  1. Konkursi organizohet nga Birdlife International.
  2. Ky konkurs është i hapur për mësuesit dhe edukatorët të cilët janë të përfshirë me grupet e tyre të fëmijëve në aktivitetet e Spring Alive.
  3. Pjesëmarrësit do të mbajnë orë mësimore për nxënësit (në klasë/online/në natyrë apo në formë të ndërthurur) në kuadër të temës së vitit 2021 të Spring Alive: “Si mund të mbrojmë foletë e shpendëve”. Në aktivitet nuk duhet të jenë më pak se 10 nxënës të përfshirë.
  4. Si të aplikosh:
Për të marrë pjesë në këtë konkurs aplikantët duhet të dërgojnë një përshkrim të orëve mësimore pranë PPNEA. Aktivitetet duhet të identifikohen lehtësisht si evente Spring Alive. Nevojitet të dërgohet një përshkrim në format elektronik, si video, prezantim në PowerPoint apo material PDF, ku të ilustrohet ideja e orëve mësimore, të prezantohen aktivitetet e ndërmarra si dhe rezultatet e arritura. Fotot, materialet e prodhuara nga fëmijët, skenari i leksioneve, si dhe të tjerë materiale ilustruese priten të përfshihen në aplikim. PPNEA do të dërgojë çdo aplikim pranë Menaxherit Ndërkombëtar të Spring Alive.
  1. Kohëzgjatja dhe afati i aplikimit: Të gjithë aplikimet duhet të dërgohen deri më date 21 Qershor 2021.
  2. Çdo aplikant mund të konkurojë vetëm me një aplikim.
  3. Nga aplikanti kërkohen të dhënat e mëposhtme: emri i plotë, adresa, numri i telefonit, emri i institucionit për të cilin punon dhe adresa postare e korrespondencës.
  4. Kryerja e një aplikimi nënkupton që aplikantët pranojnë që të dhënat e tyre mund të përdoren nga BirdLife International.
  5. Përjashtohen nga konkursi: stafi i organizatave të cilat koordinojnë fushatën Spring Alive, si dhe anëtarët e familjes së tyre.
  6. Paneli i jurisë:
Paneli i jurisë do të përbëhet nga:
  • Karolina Kalinowska – Menaxhere Ndërkombëtare e Spring Alive
  • Shane Sparg – Menaxher i Konservimit, BirdLife Europe
  • Personel i caktuar nga zyra e HeidelbergCement.
Vendimet e anëtarëve të juries janë përfundimtare. Ankesat lidhur me procesin e gjykimit apo vendimet e marra nuk do të konsiderohen. Organizuesit e këtij aktiviteti rezervojnë të drejtën për të caktuar, zëvendësuar apo shtuar të tjerë anëtarë jurie, nëse ata e shikojnë të arsyeshme.
  1. Çmime:
Vendi i parë: një mikroskop Vendi i dytë: një teleskop Vendi i tretë: një libër shpendësh Vendi i katërt: një libër shpendësh Organizuesit rezervojnë të drejtën për të ndryshuar ndonjë nga çmimet me objekte në vlerë të ngjashme, nëse e shikojnë të arsyeshme.
  1. Rezultatet
Rezultatet e konkursit do të shpallen në www.springalive.net deri më 31 Korrik 2021. Fituesit e konkursit do të njoftohen edhe nëpërmjet një email-i prej PPNEA.
  1. Të drejtat e autorit:
Duke aplikuar në këtë konkurs, aplikantët pranojnë që BirdLife International dhe PPNEA rezervojnë të drejtën për të publikuar, në çdo format, punën e dërguar në kuadër të konkursit. Dërgoni aplikimin tuaj në adresën [email protected]
Postime të ngjashme