Ditën e premte, datë 12 Mars 2021, PPNEA dhe INCA organizuan një ekspeditë me përfaqësues të komunitetit mediatik me qëllim informimin e tyre mbi rastin e aeroportit dhe denoncimin publik të kësaj çështjeje.
Gazetarë dhe reporterë nga media si Liberation, BIRN, Citizens Channel apo profesionistë të lirë u bashkuan me ekipin e organizatave partnere të BioNet për të parë nga afër zonën ku është planifikuar të ndërtohet aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, në zemër të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë.
Ashtu siç u theksua edhe gjatë ekspeditës, ndërtimi i aeroportit në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë është në konflikt me ligjet kombëtare apo konventa ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës. Të gjithë ne duhet ta kundështojmë këtë plan dritëshkurtër të autoriteteve shqiptare. Shkatërrimi i një zone të mbrojtur nuk mund të jetë kurrsesi zhvillim.
Bashkë për Vjosë – Nartën!
#togetherforvjosenarte
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/03/2-5-300x225.jpg)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/03/3.1-1-300x225.jpg)
© Geri Emiri
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/03/3-3-300x200.jpg)
© PPNEA
![](https://ppnea.org/wp-content/uploads/2021/03/4-3-300x200.jpg)
© PPNEA