Lejlekët po vijnë dhe shtëpinë do e gjejnë gati!

Lejlekët po vijnë dhe shtëpinë do e gjejnë gati!
Gjatë kësaj periudhe lejleket (Ciconia ciconia), kanë nisur shtegtimin nga vendet e dimërimit në Afrikë drejt vendeve të folezimit në kontinentin Evropian ku gjithmonë e më shumë po përballen me humbjen e habitateve dhe pakësimin e vendeve të folezimit.
 
Për të krijuar hapësira të sigurta për riprodhimin e lejlekut, në vitin 2019 u instaluan dy platforma në Luginën e Drinos, njëra prej të cilave pati sukses absolut duke mundësuar folezimin e një çifti të lejlekut për dy vite radhazi. Duke u nisur nga vrojtime dhe raportime të shumta për prezencën e këtij lloji në të njëjtën zonë, ekipi ynë së bashku me OST dhe AdZM Gjirokastër instaluan platformën e tretë që do t’i shërbejë folezimit të lejlekut.
 
Lugina e Drinos është një territor i përkryer për folezimin e lejlekut, për këtë arsye ekipi ynë siguroi edhe një tjetër shtëpi për këta shpendë shtegtarë që do të jenë të raskapitur nga udhëtimi i gjatë midis dy kontinenteve.
 
PPNEA falenderon veçanërisht Operatorin e Sistemit të Trasmetimit (OST) për angazhimin dhe gatishmërinë e treguar në instalimin e këtyre platformave, duke shprehur vullnetin e tyre për çuar akoma më tej këtë nismë në mbrojtje të mjedisit!
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *