Së bashku për Prespën!

Së bashku për Prespën!
Ditën e djeshme, ekipi ynë së bashku me atë të projektit “Transboundary Biosphere Reserve Prespa” morën pjesë në një takim koordinues të organizuar nga stafi i AdZM Korçë në Parkun Kombëtar të Prespës.
Në këtë takim u diskutua mbi aktivitetet e parashikuara prej të tre strukturave me qëllim krijimin e një sinergjie e cila do t’i shërbejë, më së miri, natyrës së mrekullueshme të Prespës dhe komunitetit lokal të këtij rajoni.
Midis të tjerave, pikat kryesore të diskutimit u fokusuan në:
-Monitorimin e faunës së egër;
-Ruajtjen e biodiversitetit; dhe
-Edukimin mjedisor të brezave të rinj.
Faza e dytë e projektit #PrespaNet nuk mund të lançohej më mirë. Liqenet e mrekullueshëm të Prespës, natyra përreth dhe komuniteti lokal tanimë kanë një skuadër të mirëfilltë në shërbim të interesave të zonës.
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *