Global Bird Weekend në Parkun Kombëtar të Prespës

Global Bird Weekend në Parkun Kombëtar të Prespës
Global Bird Weekend është një nga eventet më të mëdha të shpendkundrimit, ku ekipe ornitologësh dhe dashamirësish të natyrës mblidhen për të numëruar të gjithë llojet e shpendëve që vrojtojnë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shpendët shtegtarë dhe ndalimin e vrasjes së paligjshme të tyre.
 
Krahas qëllimit primar, ky aktivitet shërben dhe si një formë argëtimi, ku ekipet konkurojnë mes njëra-tjetrës për vrojtimin e sa më shumë llojeve. Për këtë arsye, ne inkurajojmë këdo që të jetë pjesëmarrës në eventet e ardhshme të Global Birding.
 
Ekipi i PPNEA këtë radhë zgjodhi Parkun Kombëtar të Prespës për të realizuar këtë event, duke mbuluar në këtë mënyrë habitate të ndryshme në një zonë që strehon lloje me rëndësi në nivel kombëtar e ndërkombëtar.
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
 
© Z. Vorpsi / PPNEA
Postime të ngjashme