Më datë 31.01.2020, PPNEA organizoi takimin e parë në kuadër të projektit “Forcimi i Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) si aktor në mbrojtjen e biodiversitetit në zonën e Sharr/Sar Planina/Korab-Koritnik që ndahet ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”. Qëllimi kryesor i takimit ishte sigurimi i bashkëpunimit me aktorët lokal (GO/NGO) në krijimin e një Grupi Vendor Veprimi për Parkun Natyror Korab-Koritnik. Gjatë takimit pjeësmarrësit u informuan mbi projektin, procesin e formimit të GLV si dhe u dhanë idetë e para mbi emrin, vizionin, misionin dhe logon e këtij grupi.