THIRRJE PËR KONSULENCË 

THIRRJE PËR KONSULENCË 

Nё kuadёr tё projektit mё tё ri tё zbatuar nga PPNEA, nё bashkёpunim me IUCN dhe MES “Nisma pёr Pyjet Veriore: Restaurimi i pyjeve nё Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёri”, ёshtё hapur thirrja pёr konsulentё pёr vlerёsimin e mundёsive tё restaurimit (ROAM-Restoration Opportunities Assessment Methodology) nё zonёn e Pashtrik-Morinёs. 
Kёrkohen kompani ose grup ekspertёsh me eksperiencё pёr tё zbatuar kёtё metodologji dhe pёr tё dizenjuar ndёrhyrjet restauruese tё nevojshme nё peizazhet pyjore tё kёsaj zone me rёndёsi.ROAM ёshtё njё metodologji e re pёr Shqipёrinё, e cila nё thelb vlerёson mundёsitë pёr ndёrhyrje restauruese nё habitatet pyjore dhe njёkohёsisht pёrzgjedh masat konkrete nё kёtё drejtim. Ajo ndёrthur aktorё dhe fusha tё ndryshme, qё nga analizat gjeohapsinore, ekologjike, socio-ekonomike dhe institucionale.


Pёr mё shumё mbi termat e referencёs (ToR) dhe tё dhёna tё tjera ndiqni linkun: https://www.iucn.org/procurement/currently-running-tenders

🗓 Ju ftojmё tё aplikoni deri me datё 10 Tetor, 2023.Projekti mbёshtetet nga Svenska Postkodstiftelsen (Fondacioni Suedez Postcode)

Postime të ngjashme