Faza e parë e Projektit Tripoint Brown Bear (TBB) ka përfunduar, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përpjekjet tona për ruajtjen e Ariut të murrmë! Një përmbledhje e këtij projekti dy-vjeçar u prezantua gjatë takimit të fundit, duke theksuar trajnimet e realizuara, diskutimet mbi konfliktet midis ariut dhe njeriut, strategjitë e reagimit ndaj emergjencave etj. Arritjet kryesore të këtij projekti përfshinin: studimin dhe masat ndaj fragmentimit të habitateve, rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e bashkëpunimit me aktorë të ndryshëm, krijimin e protokolleve të monitorimit për këtë lloj të rrezikuar, krijimin e një database të dhënash dhe hartëzimin e tyre në GIS. Një tjetër fazë pritet të nisë në muajt e ardhshëm, duke u fokusuar veçanërisht në monitorim dhe në ruajtjen e habitatit. Në Shqipëri, së bashku me partnerët EuroNatur Македонско еколошко друштвоdhe Καλλιστώ projekti u zbatua në zonën juglindore, duke përfshirë: Shebenik-Jabllanicë, Polis-Gur i Zi-Valamarë, Prespë, Moravë, Gramoz, Hotovë, Tomor dhe Ostrovicë.