Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit

Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit
PPNEA lançon projektin e ri nën koordinimin e WWF Adria, i mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).
 
Shqipëria, ashtu si vendet e tjerë të Ballkanit, njihet për vlerat e spikatura natyrore dhe ato të biodiversitetit. Duke mbartur një numër të konsiderueshëm llojesh endemik, apo habitatesh të veçanta, vendi ynë është i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar për kauzën e ruajtjes së natyrës.
 
Të tilla vlera, vendi ynë i ruan nëpërmjet rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura. Për këtë arsye, menaxhimi efiçent i tyre, me përfshirjen e komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile është tejet me rëndësi, duke ofruar alternativa të qëndrueshme për bashkëjetesën e njerëzve me natyrën.
 
Projekti ynë i ri synon:
 
•Përmirësimin e politikave kombëtare për zonat e mbrojtura dhe ruajtjen e biodiversitetit;
•Nxitja e llogaridhënies së vendimmarrësve;
•Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e zonave të mbrojtura;
•Promovimi dhe mbështetja e aktivizmit civil; dhe
•Rritja e angazhimit të komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura.
 
Lexoni më tepër për këtë iniciativë duke klikuar këtu.
 
© Ilir Shyti / PPNEA – Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Postime të ngjashme