A mundesh të tregosh nëpërmjet një vizatimi ose pikture sesi të bëhemi kundrues të mirë të shpendëve në natyrë? Nëse po, jemi të lumtur të na bashkohesh!
Ky konkurs ndërkombëtar organizohet prej #Birdlifeinternational dhe ka si synim rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve mbi ruajtjen e natyrës dhe njohjen e shpendëve shtegtues me qëllim që edhe ata të bëhen pjesë e mbrojtjes së jetës së egër.
Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një vizatim ose pikturë ku të ilustrojnë sesi mund të vrojtohet natyra dhe shpendët, në përputhje me temën kryesore të projektit #springalive2020 “Si të jemi kundrues të mirë shpendësh?”.
Rregullat e konkursit:
Pjesëmarrësit mund të ngarkojnë vizatimin ose pikturën e tyre në website-in www.springalive.net, ose të dërgojnë një email në adresën e PPNEA [email protected], duke bashkëngjitur krijimet e tyre, së bashku me tekstin: “Dëshiroj që të marr pjesë në konkursin ‘Unë Kundroj Shpendët’. Pohoj se e kam realizuar vetë vizatimin ose pikturën”. Nga pjesëmarrësi nevojitet që të mundësojë emrin e plotë, moshën, adresën dhe një numër telefoni.
Afati i fundit për dorëzimin e vizatimeve / pikturave është data 21 Qershor 2020, ora 12:00 PM.
Çmimet për fituesit, kategoria deri në moshën 9 vjeç:
– Çmimi i parë: çantë shpine
– Çmimi i dytë: triko terreni
– Çmimi i tretë: termus
Çmimet për fituesit, mosha 10 – 16 vjeç:
– Çmimi i parë: çantë shpine
– Çmimi i dytë: triko terreni
– Çmimi i tretë: termus