NJË MARRËDHËNIE NË DISTANCË, PIKËRISHT KJO I NEVOJITET JETËS SË EGËR

NJË MARRËDHËNIE NË DISTANCË, PIKËRISHT KJO I NEVOJITET JETËS SË EGËR
Të tilla takime në distancë janë e vetmja formë sesi ne duhet t’i qasemi rrëqebullit, duke e vështruar në habitatin e tij të zakonshëm, të lirë e të shëndetshëm. Në këtë mënyrë, popullatës së tij mund t’i rriten shanset për rimëkëmbje, e cila do të ishte një fitore për jetën e egër në Shqipëri. Vetëm studiesit mund të afrohen më tepër me këtë specie, siç është rasti i PPNEA-s me aplikimin e kutisë kurth, e cila ka si qëllim vendosjen e një transmetuesi satelitor si dhe marrjen e të dhënave gjenetike, çfarë do të na mundësojë informacion më të detajuar mbi sjelljen dhe territorin që ky lloj përshkon. Rastet e publikuara nga PPNEA mbi vrasjen e tre rrëqebujve në zonën e Elbasanit janë shëmbuj të praktikave më të tmerrshme ndaj jetës së egër, si dhe një nga kërcënimet kryesore për mbijetesën e tyre në natyrë. Ne jemi të bindur se zotërimi i një rrëqebulli të balsamosur e të shpërfytyruar nuk mund të dhurojë asnjë emocion pozitiv, aq më pak kënaqësinë që ky lloj të ofron ndërkohë që e vështron në habitatin e tij të zakonshëm, si në rastin e ilustruar në video-n më poshtë. PPNEA i bën thirrje të gjithë qytetarëve të bojkotojnë sipërmarrjet ku gjenden kafshë të balsamosura dhe ku tregtohet mishi i egër. Gjithashtu, i bëjmë thirrje autoriteteve që të mos tregojnë indiferencë ndaj krimeve mjedisore, por të reagojnë me forcë kundër tyre.
Postime të ngjashme