PPNEA përfundon trajnimet rajonale për monitorimin e faunës së egër

PPNEA përfundon trajnimet rajonale për monitorimin e faunës së egër
Ekipi ynë, në kuadër të rritjes së kapaciteteve monitoruese rajonale, si një mënyrë efikase për gjenerimin e informacionit dhe menaxhimin e popullatave te jetës së egër, përfundoi me sukses trajnimet teorike dhe praktike lidhur me përdorimin e kamerave kurth.
 
Në këto trajnime morën pjesë përfaqësues të Adzm Dibër dhe Kukës, si institucione përgjegjëse për menaxhimin Parkut Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, DAPK Sharri në Kosovë, si dhe FOSH në Maqedoninë e Veriut.
 
Aspekti teorik i trajnimeve u përqëndrua mbi metodikat më të reja të monitorimit të faunës së egër, ndërsa trajnimet praktike përfshinë vendosjen e kamerave kurth ne shtigje të përshtatshme.
 
Të dhënat që do të merren nga kamerat kurth, për të parën herë, do të jenë të dhëna të gjeneruara në nivel rajoni, të cilat do të forcojnë bashkëpunimin ndërkufitar për ruajtjen e biodiversitetit e vlerave të tjera natyrore.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme