KAMP KUNDËR VRASJES SË PALIGJSHME TË SHPENDËVE I ORGANIZUAR NGA PPNEA

KAMP KUNDËR VRASJES SË PALIGJSHME TË SHPENDËVE I ORGANIZUAR NGA PPNEA
Këtë fundjavë, ekipi i PPNEA organizoi në qytetin e Durrësit “Kampin Kundër Vrasjes së Paligjshme të Shpendëve”, ku morën pjesë përfaqësues nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Policia e Shtetit, Administrata e Zonave të Mbrojtura Durrës, pjesëtar nga Shoqata e Gjuetarëve Durres, Albanian Trip dhe përfaqësues të platformës së gazetarisë investigative BIRN.
 
Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e institucioneve u shprehën mbi një sërë problematikash, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës së nevojshme për gjurmimin e rasteve apo njohurive të nevojshme mbi fenomenin. Akoma më tej, përfaqësues të gazetarisë investigative diskutuan mbi kontributin që ata mund të japin, duke ndërgjegjësuar shoqërinë e demaskuar raste të fshehura.
 
Gjuetarët u shprehën se të tilla raste nuk e përfaqësojnë grupimin e tyre e madje ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut mbi gjuetinë. Ndërkaq, perfaqësuesit e agjencisë turistike u shprehën mbi potencialin e turizmit të shpend-kundrimit në Shqipëri dhe efektet negative qe vrasja e pa ligjshme e shpendëve ka në këtë lloj turizmi.
 
Në zonat e mbrojtura kontrollet janë më të shpeshta me staf të dedikuar për ndalimin e këtij fenomeni, por fatkeqësisht jo çdo zonë me rëndesi të lartë për shpendët dhe biodiversitetin në tërësi gëzon statusin e zones së mbrojtur.
 
Krahas diskutimeve, përgjatë dy ditëve, monitorime të përbashkëta u realizuan në lagunën e Sektor Rinia e cila klasifikohet si zonë e nxehtë lidhur me vrasjen e paligjshme të shpendëve. Gjatë këtij aktiviteti u identifikuan e asgjësuan 11 fushejza, të instaluar në lagunë. Në brendësi të tyre, madje u gjetën edhe mjete plotësuese si bateri për ndjellësit zanorë elektronik.
 
Ekipi ynë i falenderon të gjitha strukturat e sipërpërmendura dhe i inkurajon të vazhdojnë të ndërmarrin hapa të tilla me rëndësi.
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme