Së bashku për fokën!

Së bashku për fokën!
Foka e mesdheut (Monachus monachus) është gjitari ujor më i rrezikuar në botë. Prania e saj është tregues i një ekosistemi ujor të shëndetshëm, duke përmirësuar cilësinë e ujit dhe biodiversitetin e ekosistemeve tona detare.
 
Në bregdetin e Greqisë, prania e këtij lloji është dëshmuar prej vitesh, e madje në zona të caktuara është ndaluar aktiviteti njerëzor në mënyrë që të ruhet habitati ku foka strehohet dhe riprodhohet. Po në Shqipëri? Pavarësisht dëshmive të shumta nga peshkatarët e vjetër në Vlorë e Sarandë, regjistrimeve në audio dhe video të realizuara prej tyre, ende nuk janë vërtetuar shpellat detare që foka përdor.
 
Për këtë arsye, ekipi ynë, që prej vitit 2018, është duke punuar për identifikimin e habitateve potenciale për strehimin dhe riprodhimin e fokës së Mesdheut. Nga veriu në jug, ne kemi monitoruar dhe do vazhdojmë të monitorojmë bregdetin e Shqipërisë, duke regjistruar të dhëna mbi çdo vendstrehim të mundshëm. Ky proces do të shërbejë për të kuptuar më qartë aksionet që duhen ndërmarrë për rimëkëmbjen e popullatës së fokës në vendin tonë. Të njejtat hapa janë duke u realizuar edhe në shtetet fqinje, si Kroacia dhe Mali i Zi, të cilat ndajnë me Shqipërinë këtë kauzë ndërkufitare.
 
Akoma më tej, ne kemi krijuar Rrjetin e Shpëtimit dhe Informimit, i cili përbëhet nga aktorë kyç në nivel lokal, që na sinjalizojnë mbi çdo dëshmi lidhur me këtë lloj të rrezikuar. Ky rrjet informon dhe edukon si komunitetet lokale, ashtu edhe turistët që vizitojnë plazhet e zonës, duke ulur nivelin e shqetësimeve ndaj fokës së Mesdheut.
 
Nëse keni dëshirë të kontribuoni në përpjekjet tona për kthimin e fokës në bregdetin e Shqipërisë, kryeni një donacion pranë PPNEA.
 
Bregdetit tonë të mrekullueshëm i mungon një perlë e çmuar, ndihmo ekipin tonë për ta kthyer sërish!
 
© PPNEA
 
© MOM
 
© PPNEA
 
© PPNEA
 
© PPNEA
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *