GËZUAR DITËN NDËRKOMBËTARE TË MALEVE!

GËZUAR DITËN NDËRKOMBËTARE TË MALEVE!
Nën temën për vitin 2020 “Biodiversiteti në Male”, ekipi ynë ka kënaqësinë të ndajë me ju fotografitë më të fundit nga kamerat tona kurth në Parkun Kombëtar të Prespës dhe zonat përreth.
 
Dita Ndërkombëtare e Maleve ofron një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e tyre ndaj jetës së egër, komuniteteve lokale, ndryshimeve klimatike, etj. Të gjithë ne duhet të ndërgjegjësohemi mbi rëndësinë e maleve në ruajtjen e balancave në nivel ekosistemi. Janë malet ato që na ofrojnë oksigjen, që kontrollojnë temperaturat, që strehojnë jetën e egër dhe që prodhojnë një pjesë të konsiderueshme të ushqimeve për njerëzit.
 
Të gjithë ne duhet t’i ruajmë këto habitate nga prerjet e jashtëligjshme të pyjeve, zjarrvënia, ndërtimet pa leje, mbeturinat, etj. Përse?
 
Sepse speciet e ilustruara më poshtë jetojnë në to, së bashku me qindra lloje të tjerë!
 
Studimi me kamera kurth u realizua për të tretin vit rradhazi në kuadër të projektit të #PrespaNet “Ruajtja dhe mbrojtja e natyrës në basenin ndërkufitar të Prespës nëpërmjet forcimit të rrjetit të organizatave mjedisore”.
 
Ariu i murrmë (Ursus arctos)
 
Ujku (Canis lupus)
 
Kaprolli (Capreolus capreolus)
 
Macja e egër (Felis sylvestris)
 
Derri i egër (Sus scrofa)
 
Baldosa (Meles meles)
 
Lundërza (Lutra lutra)
 
Lepuri i egër (Lepus europaeus)
 
Grifsha (Garrulus glandarius)
 
Kunadhe (Martes foina)
 
Ariu i murrmë (Ursus arctos)
Postime të ngjashme
Komente

Your email address will not be published.Required fields are marked *