Një dhuratë për fëmijët në prag të festave!

Një dhuratë për fëmijët në prag të festave!
Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës “Sabiha Kasimati”, ditën e sotme u instalua këndi i edukimit mbi rrëqebullin e Ballkanit.
 
Lidhja e fëmijëve me llojet e rrezikuar është një nga detyrat më kuptimplota që ekipi ynë ka ndërmarrë. Fëmijët janë shpresa jonë për një botë më të drejtë, që e ruan natyrën dhe llojet e panumërt në brendësi të saj.
 
Këndi edukues mbi rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) ka si qëllim afrimin e brezave të rinj me këtë lloj të rrezikuar dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre mbi rreziqet që atij i kanosen.
 
Këndi edukues është i përbërë nga këto elemente:
  • Baner informues rreth rrëqebullit, habitatit të tij, etj.;
  • Statujë e rrëqebullit me përmasa reale;
  • Dy kuti ku ilustrohet gjurma e rrëqebullit;
  • Dylbia e pyllit me fotografi të rrëqebullit dhe gjahut të tij;
  • Muri me kuba informues;
  • Historia e një rrëqebulli me emrin Shpresa; dhe
  • Kripore me fakte rreth rrëqebullit.
Ekipi ynë i fton të gjithë prindërit të marrin fëmijët e tyre dhe të vizitojnë këndin e rrëqebullit. Gjithashtu, ftojmë të gjithë mësuesit të organizojnë ekspedita të organizuara pranë Muzeut Kombëtar të Shkencave të Natyrës. Përtej këndit të rrëqebullit, aty mund të zbuloni koleksione të gjera llojesh me rëndësi.
 
Këndi ynë do të qëndrojë në ambientet e këtij muzeu për një periudhë një vjeçare, më pas do të lëvizë në një tjetër destinacion edukues.
 
 
 
 
 
 
Postime të ngjashme