Interpretimi i këndit të edukimit për rrëqebullin e Ballkanit

Interpretimi i këndit të edukimit për rrëqebullin e Ballkanit
Këndi i edukimit për rrëqebullin e Ballkanit është menduar si një hapësirë informuese për fëmijët, në mënyrë që ata të mësojnë duke u argëtuar rreth këtij nënlloji të rrezikuar. Për ta përmbushur këtë pritshmëri, është me rëndësi që strukturat ku këndi ynë do të qëndrojë, pra Muzeu i Shkencave të Natyrës dhe Kopshti Zoologjik i Tiranës (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit), të kultivojnë aftësitë e nevojshme për të asistuar vizitorët e vegjël.
Ekipi ynë i edukimit realizoi një sesion trajnues në ambientet e Muzeut të Shkencave të Natyrës, ku morën pjesë punonjës të këtij institucioni, si dhe përfaqësues nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. Në këtë takim u diskutua për të gjithë elementët përbërës të këndit, duke ofruar një kuadër të plotë se si ky i fundit duhet interpretuar përballë femijëve të etur për dije.
Akoma më tej, ne organizuam një vizitë studimore në Pyllin e Arinjve (Prishtinë, Kosovë), në Qendrën e Edukimit “Thesaret e Natyrës”, në mënyrë që të eksplorohej nga afër një ambient i dedikuar edukimit natyror. Përfaqësuesit e kësaj qendre prezantuan me kënaqësi punën e tyre, e cila kishte arritur të afronte një numër të konsiderueshëm fëmijësh pranë çështjeve natyrore.
Ekipi ynë i falenderon të gjithë pjesëmarrësit për gatishmërinë e treguar dhe dashamirësinë për të sjellë brezat e rinj më pranë mjedisit natyror.
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
© PPNEA
Postime të ngjashme