ÇIFTI I LEJLEKËVE RIKTHEHET NË SHTËPINË E TIJ

ÇIFTI I LEJLEKËVE RIKTHEHET NË SHTËPINË E TIJ
Ardhja e stinës së pranverës përkon me mbërritjen në vendin tonë të shumë llojeve shtegtues, të cilët vijnë nga Afrika për të ndërtuar folenë apo krijuar familjen e tyre në vendin tonë. Një ndër këta shpendë është dhe lejleku, i cili mbart statusin “I rrezikuar në mënyrë kritike” në vendin tonë.
 
Çifti i lejlekëve u rikthye sërish në folenë e tij, në platformën e instaluar nga PPNEA në bashkëpunim me OST dhe Adzm Gjirokastër, duke u konsideruar tashmë “banor i vjetër” dhe “mik besnik” i Gjirokastrës. Ditët e para, pas fluturimit për mbijetesë, lejlekët i kanë shpenzuar për rregullimin e folesë dhe riforcimin e lidhjes së tyre.
 
Ndërtimi i këtyre platformave folezuese ndihmon në rritjen e numrit të vendeve të folezimit, të cilat po pakësohen gjithnjë e më shumë. Me instalimin e platformave të tilla dhe rritjen e suksesit të folezimit të tyre, mund të shpresojmë në rimëkëmbjen e popullatës së këtij lloji në vendin tonë.
Falenderojmë Albania Birds Albania dhe OST për dhënien e lajmit të mbërritjes së çifit të lejlekut, si dhe urojmë që në këtë sezon folezimi ky çift të thyejë rekordin e vitit të kaluar prej 5 zogjsh të çelur!
 
© Raimond Kola
 
© Raimond Kola
 
© Raimond Kola
Postime të ngjashme