BirdON në Lagunën e Fllakës
Fundjavën e kaluar, ekipi i BirdON zhvilloi orën e parë praktike, duke vizituar Sektorin Rinia-Fllakë, e cila shërben si një zonë pushimi dhe strehimi për qindra lloje shpendësh të egër.
Ornitologët e rinj, të informuar mbi rëndësinë e zonës gjatë sesionit të parë teorik, arritën të identifikojnë në terren lloje shpendësh të egër, ku ndër të tjera mund të përmendim dallëndyshen e detit (Glareola pratincola), dallëndyshen e madhe të detit (Hydroprogne caspia), si dhe gargullin (Merops apiaster).
BirdON do të vazhdojë me ekspedita të tjera në terren, ku njohuritë e përfituara gjatë sesioneve teorike do të testohen duke diferencuar midis llojeve të ndryshme të shpendëve të egër në disa prej ligatinave më të rëndësishme në vend.
Na ndiqni në vijim!