Shpendët ujorë gjithmonë kanë qenë një element thelbësor i peizazhit të Prespës.
Liqenet e Prespës së Madhe dhe të Prespës së Vogël ofrojnë vende për riprodhim dhe zona për ushqim për lloje të rëndësishme të shpendëve ujorë, disa prej të cilëve të klasifikuar si të rrallë ose të rrezikuar.
Në vitet e fundit është vënë re se pelikani, si një lloj ikonik për Prespën, por edhe shpendët ujorë të tjerë si karabullakët, çafkat dhe kojliku i zi, kanë ndryshuar vendet e ushqimit të tyre, veçanërisht lidhur me luhatjet e nivelit të ujit si rezultat i thatësirave të zgjatura të shkaktuara nga kriza klimatike. Gjithashtu, është vënë re se ka ndryshime edhe në zgjedhjen e habitatit folezues, për disa lloje.