BirdON në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë
Pak ditë më parë shpendët e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë mirëpritën grupin e ornitologëve të rinj të kursit të shpendëve #BirdOn.
Përmes teleskopit, dylbive dhe kameras ata vrojtuan Kalorësin (Himantopus himantopus), Sqepbizën (Recurvirostra avosetta), Dallëndyshen e detit ballëbardhë (Sternula albifrons), Dallëndyshen e detit këmbëzezë (Gelochelidon nilotica) e shumë lloje të tjerë. Kjo periudhë, e cila përkon edhe me çeljen e zogjve të shpendëve dhe kujdesin e prindërve ndaj tyre, është një nga periudhat më të veçanta për ne, e cila shfaqi shumë interes e kuriozitet tek të rinjtë, të cilët patën mundësinë ti ndjekin nga afër.
Gjatë ekspeditës u vizitua edhe kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës, që në shkelje flagrante të ligjeve kombëtare e ndërkombëtare është duke cënuar integritetin ekologjik të kësaj zone.