Monitorimi i folezimit te Kalit te Qyqes

Monitorimi i folezimit te Kalit te Qyqes

MONITORIMI I FOLEZIMIT TË KALIT TË QYQES NË SHQIPËRI

Kali i qyqes përfaqëson shkabën e fundit folezuese në Shqipëri. Ky lloj i rrezikuar çdo vit rikthehet në vendin tonë dhe territorin e tij për të ndërtuar folenë. Ashtu si çdo vit, PPNEA është e angazhuar në monitorimin e popullatës së këtij lloji.

Tashmë monitorimi i suksesit të riprodhimit të popullatës së kalit të qyqes ka filluar dhe deri më tani 2 çifte të kalit të qyqes janë vrojtuar me të vegjël.

PPNEA do të vijojë me monitorimin e territoreve të tjera në vazhdim, duke përmbyllur kështu sezonin e folezimit për këtë lloj, i cili në vjeshtë do të nisë sërish shtegtimin e tij drejt Afrikës.

Shtegtimi i tij drejt vendit të dimërimit do të jetë një fluturim për mbijetesë i mbushur me rreziqe, si helmimi i paligjshëm, elektroshoku dhe përplasja me shtyllat e energjisë, persekutimi etj.



Postime të ngjashme