Festivali i Porto Palermos

Festivali i Porto Palermos

Një përpjekje kolektive për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror: Festivali i Porto Palermos dhe Foka e Mesdheut

PPNEA dhe vullnetarët tanë, morën pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Porto Palermos, një përpjekje kolektive me synim promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Ne jemi krenarë që theksuam rëndësine e mbrojtjes së Fokës së Mesdheut, një lloj i rrezikuar që ka zgjedhur si shtëpinë e saj ujërat e Shqipërisë.
Përmes ekspozitës informuese dhe nismave edukative, arritëm të ndërgjegjësojmë për të, duke theksuar në të njëjtën kohë nevojën urgjente për të mbrojtur habitatin e saj.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë ata që na bashkuan dhe u përkushtuan në këtë përpjekjeje, me kohë dhe energji. Përkushtimi dhe entuziazmi juaj vërtet bën ndryshimin. Së bashku, kemi dhënë një impakt pozitiv për ruajtjen e fokës së Mesdheut.

Le të shërbejë kjo iniciativë si frymëzim për të vazhduar në dhënien e kontributit pozitiv, si nën ujë ashtu edhe në tokë për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit tonë natyror.



Postime të ngjashme