PUBLIKIM I RI SHKENCOR DEDIKUAR KALIT TË QYQES NË SHQIPËRI

PUBLIKIM I RI SHKENCOR DEDIKUAR KALIT TË QYQES NË SHQIPËRI

Artikulli i i parë shkencor për kalin të qyqes në Shqipëri shënon një lajm të mirë për vendin, por pasqyron rezultate shqetësuese për popullatën e këtij lloji. Gjatë 15 viteve të fundit, një studim gjithëpërfshirës zbulon informacione thelbësore mbi trendin e popullatës, parametrat e folezimit si dhe kërcënimet që kanë çuar në rënien e popullatës së llojit. Disa rezultate:

🇦🇱Shqipëria përbën skajin më perëndimor të shtrirjes së kalit të qyqes në Ballkan. Si një nga vendet me popullatë të vogël, ajo është gjithashtu më e ndjeshme ndaj zhdukjes në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit.

📉Numri i territoreve të kalit të qyqes në Shqipëri ka rënë me 33% nga 12 në 8 midis viteve 2007 dhe 2022, duke pasqyruar një trend më të gjerë në të gjithë Evropën dhe Ballkanin. Megjithatë, kjo rënie mund të ketë ndodhur para vitit 2012, pasi si numri i territoreve të zëna dhe numri i çifteve të kalit të qyqes mbetet i qëndrueshëm, madje dhe me produktivitet më të lartë.

🚨Shkaku kryesor i rënies së popullatës përfshin përdorimin e paligjshëm të karremave helmues në natyrë, ndërkohë elektroshoku dhe përplasja me linjat e energjisë paraqiten me një ndikim më të ulët. Gjithashtu, mund të ketë ndikuar edhe humbja e të rriturve gjatë periudhës së shtegtimit.

Ruajtja efektive e kalit të qyqes në Shqipëri kërkon një qasje të fokusuar në monitorimin dhe adresimin e menjëhershëm të kërcënimeve kryesore si helmimi. Sigurimi i mbijetesës së këtij lloji në Shqipëri ka qenë ndër vite prioritet për PPNEA, prandaj puna për ruajtjen dhe rimëkëmbjen e popullatës së tij do të vazhdojë. Në të ardhmen, programet për përforcimin e popullatës së kalit të qyqes duken premtuese për këtë lloj, por është i domosdoshëm forcimi i bashkëpunimit në nivel lokal, ndërkombëtar dhe sidomos kombëtar, për zhvillimin e një plani veprimi për llojin dhe miratimin e dokumentit kombëtar të politikave kundër helmimit, i cili do ti shërbejë jo vetëm kalit të qyqes, por dhe jetës së egër në vend.

Lexoni artikullin e plotë të botuar në ACTA ZOOLOGICA BULGARICA në këtë link: https://acta-zoologica-bulgarica.eu/supplement-17in-press/

Ndërkohë, nëse doni të mësoni më shumë për popullatën e tij në vendet e folezimit dhe përgjatë shtegtimit, klikoni këtë link: https://zslpublications.onlinelibrary.wiley.com/…/acv…

Postime të ngjashme